Sociale
Top 24

Pamje të rralla/ Kamerat e TAP xhirojnë arinj të murrmë, investitorët nuk tregojnë vendndodhjen për t'i mbrojtur

14 Tetor 2018, 12:44| Përditesimi: 14 Tetor 2018, 14:33

  • Share

Ariu i murrmë evropian është fiksuar në disa pamje të rralla në zonat malore të Shqipërisë. Arinjtë që shihni në video janë xhiruar nga kamerat e Gazsjellësit TAP, por investitorët nuk tregojnë vendndodhjen e tyre me qëllim që t’i mbrojnë kafshët nga gjuetia e paligjshme.

TAP thotë se ka vendosur disa kamera të fshehta në zonën ku do të kalojë gazsjellësi ku specialistët po bëjnë vëzhgime për të mos dëmtuar habitatin e këtyre kafshëve të rralla gjatë punimeve.

Këto pamje nuk janë të zakonta për vendin tonë, pasi nuk ka ekipe studimore të faunës që të mund të na sjellin pamje të tilla të pasurisë sonë në biodiversitet.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anton: 14/10/2018 18:56

    Me respekt kam per keta kafshe, se per shqiptaret Edhe pse jam shqiptar vete Ku ka vend ne bote qe I zhdukin pyjet dhe kafshet e egra me shume se ne Albanistan?

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/10/2018 14:00

    Një dashuri e vërtetë! ❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️ Këto krijesa të mrekullueshme duhen mbrojtur dhe gjith krijesat e tjera. Të derrmohen gjith funderrinat qe u bëjnë keq këtyre krijesave që jetojne aty me mijëra vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?