Një foto e rrallë ka dalë nga ambientet e paraburgimit në Hagë teksa të qeshur dhe krah njëri-tjetrit qëndrojnë ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-deputeti i Kuvendit Haxhi Shala.
Fotoja është publikuar nga djali i Haxhi Shalës, Flakroni, gjatë një lidhje direkte më familjarët në këtë ditë të shënuar të Pavarësisë së Kosovës.
Krahas kësaj fotoje, Flakron Shala ka publikuar dhe një tjetër fotografi të hershme në kohët Thaçi dhe Shala ishin pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ndërsa tashmë të burgosur në Hagë.
“Nga fronti i luftës në 1999 te sfidat e sotme- gjithmonë në shërbim të Kosovës! Historia mund të ndryshojë, por idealet mbeten të pathyeshme. Gëzuar Pavarësinë, populli i Kosovës!” shkroi ai në postimin e tij.
Komente
