Pamje/ Trafik i rënduar në Lezhë, orë të gjata pritje për të shkuar drejt plazheve

8 Gusht, 15:41| Përditesimi: 8 Gusht, 16:00

  • Share

Kthimi i emigranteve për pushimet verore dhe turistët e shumtë që frekuentojnë plazhin kanë shtuar fluksin e automjeteve në Lezhë. Trafiku është tejet i rënduar sidomos në aksin nacional Milot-Balldre, rruget drejt zonave turistike të Shëngjinit dhe Tales si dhe rrugët e brendshme të qytetit të Lezhës.

 

Trafiku  është një problematikë e vazhdueshme në Lezhë në çdo sezon veror, pasi rruget e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve, i cili 10-fishohet përgjatë muajit gusht. Ndërsa policia rrugore këshillon drejtuesit e automjteve që të përdorin rruget dytësore për të shmangur orët e gjata të pritjes.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?