SERBI- Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar një video të pazakontë te liqenit Potpecko me titulin: Plehrat përmbytin Serbinë
Pamja shokuese u hodh fillimisht në rrjetet sociale në 4 Janar 2021 e më pas u përhap në të gjithë sitet ambientaliste në Evropë.
“Plehrat janë përhapur deri në horizont duke mbushur gjithë sipërfaqen e liqenit”, kështu e përshkruan agjencia Reuters këtë pamje të pazakontë që ka tronditur opinionin vendas.
Banorët e zonës e konsideruan përmbytjen e liqenit nga plehrat një katastrofë mjedisore. Aktivisti i mjedisit, Sinisa Lakovic, thotë se ndotja plastike ka ndodhur për shkak të depozitimit të plehrave në vend-depozitime të paligjshme dhjetravjecare. Disa prej këtyre vend-depozitime ndodhen në pjesën e sipërme të liqenit.
Duke qenë se janë male me plehra mbi tokë, ato kanë rrëshqitur në ujë. Tani katastrofa mjedisore rrezikon të shkaktojë dhe një tjetër pasojë të rëndë siç është bllokimi i digës në hidrocentralin e Visegad.
Ministrja e Mjedisit e Serbisë, Irena Vujovic, urdhëroi pastrimin e liqenit në mënyrë të menjëhershme.