Kronikë

Makina e godet nga pas, motori i dy efektivëve të 'Shqiponjave' përplaset me bordurën pranë Kopshtit Botanik! Mjeti bëhet copa, policët të shtrirë në tokë

7 Shtator 2021, 10:30| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 11:40

  • Share

TIRANË-Një aksident i rëndë është shënuar pranë Kopshtit Botanik në Tiranë gjatë paradites së sotme. Një makinë tip ‘Volvo’ pasi ka dalë nga parkimi, pa përplasur nga pas motorin e Forcave ‘Shqiponja’, ku udhëtonin dy efektivë në krye të detyrës. Pas goditjes nga pas, motori i efektivëve ‘Shqiponja’ ka përfunduar duke u përplasur me bordurat anësore të rrugës.  

Aksidenti ka ndodhur në orën 10:05 në rrugën “Shkëlqim Fusha”, ku makina me drejtues R.K., 40 vjeç, i ka prerë rrugën motorit të Shqiponjave, ku mbetën të plagosur dhe më fraktura të shumta në trup dy efektivët E.M., që drejtonte motorin dhe J.D, pasagjer.

Pamjet nga vendi i ngjarjes të siguruara nga Report Tv janë të frikshme, ku dallohet se motori është bërë copa dhe dy efektivët e Shqiponjave janë të shtrirë në tokë.

Ambulanca ka bërë transportimin e  tyre në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit për sqarimin e plotë të aksidentit.

1631004840_1631003374POLIC.jpeg

Efektivet e plagosur

1631005774_Screenshot1.jpg

Foto nga aksidenti

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkodrani.st: 07/09/2021 15:12

    Pse nuk mi publikoni komentet e mia?!

    Përgjigju
  • Redi: 07/09/2021 11:29

    Tek kjo rrugë mjetet parkojnë gjatë gjithë kohës në rrugë. Mjeti Volvo mund të ketë dalë nga parkimi ndërkohë që pamjen mund ta ketë zënë një mjet tjetër i parkuar në rrugë. Kjo nuk lë pa faj drejtuesin e mjetit i cili gjithsesi duhet të ndërrojë korsi vetëm pasi të sigurohet që mundet. Në rrugët e Shqipërisë ky lloj aksidenti ndodh rëndom dhe askush nuk dënohet për ndërrimin e korsisë në mënyrë të pakujdesshme apo pa respektuar përparësitë. Respektimi i korsive dhe rregullave që përcaktojnë ndërrimin e tyre për mendimin tim do të përgjysmonte aksidentet në Shqipëri.

    Përgjigju
  • Bekimi: 07/09/2021 09:02

    E bet ekspertizen ju dhe nxoret fajtor shoferin?po keta legenat ecin si syte e tyre, nuk respektojn nje semafor apo senjalistike.Shifni dhe rastin te komuna e parisit.Shqiponjat duhen shkrire.Nuk ka polica me halabak se keta

    Përgjigju
    • Boli: 07/09/2021 12:03

      Po jan jete njerzit o legen,po syt ne vend i ke,shikoje ku e ka goditjen makina,qorr.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?