Pamje nga zjarri në dasëm

Bota

Pamjet virale, shpërthen zjarri në një dasëm në Indi! Të ftuarit nuk shqetësohen dhe shijojnë ushqimin (VIDEO)

30 Nëntor 2021, 16:26| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 16:33

  • Share

Pamjet që vijnë nga India janë bërë virale në rrjet. Bëhet fjalë për disa dasmorë të cilët nuk shqetësohen fare ndërsa pas kurrizit të tyre një zjarr i madh ka shpërthyer.

Në pamjet e publikuara duken dy burra të cilët pavarësisht rrëmujës dhe kaosit që është shkaktuar nga zjarri pas kurrizit të tyre, vazhdojnë të qëndrojnë ulur dhe të hanë ushqimin të pashqetësuar.

Sipas raportimeve në media, zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë nga fishekzjarret. Fatmirësisht, nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?