(Pamjet) Brenda laboratorit të vetëm të certifikuar për të bërë analizat mbi koronavirusin

6 Prill 2020, 18:58| Përditesimi: 6 Prill 2020, 19:02

  • Share

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar pamjet brenda laboratorit të vetëm të certifikuar për kryerjen e analizave për koronavirus. Laboratori është i vendosur te Instituti i Shëndetit Publik. Pamjet tregojnë me maska dhe veshje speciale punonjësit që marrin analizat e personave të dyshuar. Zyrtarisht asnjë spital privat në Shqipëri nuk mund të kryejë analiza për diagnostifikimin e COVID-19, pasi i vetmi laborator i certifikuar deri më tani për të bërë analizën që zbulon nëse je i prekur apo jo me koronavirus është në Institutin e Shëndetit Publik.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?