Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar disa foto nga punimet që vazhdojnë në rrugën Qukës-Qafë Plloçë Loti 1 dhe 2.
Aktualisht, sipas ARRSH-së kanë përfunduar gjithë punimet civile në tunelet 1, 2 dhe në tunelin 3 të daljes së emergjencës, përfshirë edhe lyerjen e tyre si dhe po punohet me ndërtimin e shtresave të stabilizantit, me qëllim asfaltimin e shpejtë të tuneleve dhe pjesës midis tyre.
"Po punohet mbi strukturën e urës 10 dhe vendosjen e trarëve metalike tek ura 11. Në kryqëzimin e Golikut vazhdojnë punimet për ndërtimin e strukturave dhe mbushja e trasesë' thotë ARRSH-ja.
rruget e se ardhemes, rruget me standarde europiane...me 2 Korsi
PërgjigjuJo
Përgjigju