Sociale

Pamjet/ Disa aksidente të njëpasnjëshme në Tiranë! Simulime te sheshi “Nënë Tereza” për ndërgjegjësim

13 Qershor, 17:41| Përditesimi: 13 Qershor, 17:50

  • Share

Disa aksidente, që fatkeqësisht mund t’i shohim në rrugët e kryeqytetit, dhe jo vetëm, e me pasojë edhe jetën, u simuluan në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Shkak mund të jetë shoferi, por edhe këmbësori. Në sensibilizim të qytetarëve për të respektuar sinjalistikën dhe rregullat e qarkullimit, u organizua ky aktivitet për sigurinë rrugore.

Skenarët e përgatitur nga EVU Albania, rrjeti i ekspertëve evropianë për kërkimin dhe rindërtimin e aksidenteve, kishin në qendër të vëmendjes demonstrimet e drejtpërdrejta të aksidenteve rrugore, duke simuluar përplasjen e një makine me një motor, një automjeti me një këmbësor apo midis 2 automjeteve.

Drejtuesi i EVU Albania, Alfred Hasanaj, theksoi se aktiviteti synon të nxitë reflektim dhe përgjegjësi tek çdo përdorues i rrugës.

“Kjo nuk është një ditë show të përplasjeve të mjeteve, por ka mesazhe të qarta përdoruesve të rrugës, si duhet të sillen në rrugë. Aplikimi i metodave shkencore të dokumentimit të ngjarjes. Deri më parë kemi parë dokumentimin e ngjarjeve me mjete mekanike, siç është matja me shirit. Sot teknologjia ka avancuar. Tani ngjarja behet skanimi 3D.”, tha Hasanaj.

Sipas tij, jo vetëm shoferët dhe këmbësorët që duhet të respektojnë rregullat, por edhe institucionet mbajnë përgjegjësi për të garantuar infrastrukturë të sigurt.

“Jo vetëm përdoruesit e rrugës duhet të sillen sipas rregullores por duhet të ndërtohen rrugë me standarde në përputhje me akte ligjore në fuqi. Po marrim pasojat e një aksidenti që ka ndodhur në rreth rrotullimin e kolonjës, ku një 28 vjeç, ka dalë nga rruga. Në rast se do të kishte një “guardrail” ai do të ishte kthyer në rrugë, dhe pasoja e vdekjes nuk do të vinte, nuk do të ishte mbytja”, theksoi  Alfred Hasanaj.

Teksa kemi hyrë në sezonin turistik, kur fluksi i lëvizjes së qytetarëve shtohet kërkohet vëmendje edhe më e lartë e drejtuesve të mjeteve në rrugë. Si i tillë vjen edhe mesazhi i këtij aktiviteti, një moment pakujdesie mund të shndërrohet në tragjedi.

G.M./A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?