Pamjet, Durrësi gati për sezonin e ri veror

15 Maj, 09:38| Përditesimi: 15 Maj, 09:48

  • Share

Ashtu si qytetet e tjera bregdetare edhe Durrësi është gati për të pritur pushuesit për sezonin veror 2024.

Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në rrjetet e tij sociale ndau disa pamje nga puna që po zhvillohet nga bashkia e Durrësit për pastrimin e vijës së bregdetit, punimin e rërës, ndarjen e hapësirave publike nga ato private, si dhe sistemimin e rrugëve lidhëse.

“ Dhe nga Durrësi, ku janë marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për një sezon veror të jashtëzakonshëm për ekonominë, ju uroj një ditë të mbarë, shkruan kryeministri Rama.

Qyteti i Durrësit është një nga destinacionet e preferuara për të kaluar pushimet si nga qytetarët vendas edhe nga ata të huaj. Gjithashtu pushuesit përveç vijës bregdetare mund të shijojnë edhe sitet kulturore dhe historike, të këtij qyteti.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?