Pamjet e frikshme të aksidentit me dy viktima në tunelin e Kalimashit, ‘Benzi-i’ me shpejtësi skëterrë merr para makinën që u fut në parakalim (Video)

20 Tetor 2023, 16:40| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 18:17

  • Share

Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi dy ditë më parë në afërsi të tunelit të Kalimashit në rrugën Rrugën e Kombit ku humbën jetën dy vëllezërit nga Kosova Sadik dhe Nesret Osmani.

Në video shihet momenti kur makina “Ford”, që drejtohej nga Sadiku, futet për të parakaluar autobotin, por mjeti tip “Benz-i” që po vinte me shpejtësi e merr para.

Nga goditja e fortë, makina ku udhëtonin viktimat u përplas me një autobot nafte. Një ditë pas aksidentit të rëndë (19 tetor) policia e Kukësit arrestoi shoferin e Benzi-t, Arben Berisha, 58-vjec me origjine nga Tropoja dhe banim në Tiranë.

Berisha po lëvizte me shpejtësi tejet të lartë, ndërkohe që shpejtësia e lejuar ne tunel është 80 km/h. Ai ishte gjobitur disa herë nga Policia Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit. 58-vjecari bashkë me pasagjeren 26-vjeçare mbeten të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Po kështu u plagos dhe pasagjeri tjetër që udhëtonte ne “Ford” me dy vëllezërit që ndërruan jetë, 44 vjeç nga Kosova.

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mark: 21/10/2023 04:00

    malok i qelbur,,tropoje,,,keta duhen vrare te gjithe ,sepse jane fatkeqesia e kombit...///

    Përgjigju
  • Iris: 21/10/2023 01:52

    Te dy palet jane fajtore,kosovaret nuk dhane sinjalin anesor qe po nderonin korsi,kurse ai qe i perplasi ishte me shpejtesi dhe qe te dy palet kishin emerues te perbashket padurimin.S.d.q mund te kishte ndodhur dhe me keq sepse u perplasen me cisterne qe mund te kishte mare flake dhe bilanci i viktimave mund te kishte qene shume me i madh dhe jo vetem me keta.Me kujtohet kam pare nje here nje dokumentar per nje aksident te ndodhur ne 1999 ne tunelin e Malit te Bardhe.As perplasje,as shpejtesi,thjesht nje bisht cigareje i ndezur i hedhur nga ndonje person qe udhetonte me makine dhe qe aksidentalisht perfundoi ne nje kamion/ i ngarkuar me arka me margarine dhe disa probleme me tunelin vete,rezultati-39 te vdekur!

    Përgjigju
  • Altini: 20/10/2023 18:27

    Atyre ju ardhte dheu i lehte por un 2 gjera pash aty: e para makina qe hyn ne parakalim nuk ve sinjalin e parakalimit ...e mund te them qe nuk ka pare ne pasqyre qe po vinte nje makine me shpejtesi dhe e dyta benzi ka frenu fort por i ka perplas ata Aty ka qen shkruajtur...kan gabim te 2 shoferet

    Përgjigju
    • Bekim: 20/10/2023 21:09

      nuk ka rendsi a ka sinjalizim nga nji pal apo tjetra nji vozites i mir duhet t jet i pregaditur dhe respektuar shpejtsin e jo t ngiset makina 150-160km ne oré e sa i perket sinjalizimit po t ishte ndonji femij apo ndonji penges ose ndonji reshqitje (karburanti nafte balte etj )ato nuk kan sinjalizim prandaj viktima ka e fajtorri qenka i njofur per policin prandaj ska shtet e ligj

    • Loni: 20/10/2023 20:31

      dmth fajin e ka viktimat si gjithmone,nese ai i benzit do respektonte reegullat te ecte me 80km/h dhe jo me 200km/h as qe mund tu afrohej atyre deshmoreve te shkret!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?