Pamje të frikshme janë siguruar nga Report Tv, ku punonjësi i policisë që është aksidentuar në detyrë mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ka fluturuar në ajër dhe ka rënë me forcë në tokë.
Një pamje që nuk e shohim çdo ditë, ku polici fluturon në ajër sis të ishte një copë letër dhe është pllakosur me shpejtësinë tokë, nga forca e përplasjes së makinës së të riut.
Efektivi ishte duke verifikuar jashtë rrugës një "BMË X5" që ishte konstatuar duke qarkulluar pa vendosur targat në vendin e caktuar, kur një makinë e drejtuar nga një 20-vjeçar me inicialet M. B. në hyrje të Vorës i ka marrë përpara duke i përplasur.
Lajmi kryesor:
Humbi kontrollin e makinës nga shpejtësia, 20-vjeçari merr përpara policin që po kontrollonte 'BMW'-në në autostradë/ VIDEO nga momenti i frikshëm
/B.K./ReportTv.al