VIDEO/ Pamjet e fundit të Ervis Martinajt, me qese ushqimesh shkon në shtëpinë e të dashurës, më pas largohet me ‘Benz’-in që u gjet i braktisur

10 Janar, 17:41| Përditesimi: 10 Janar, 19:12

  • Share

Janë publikuar pamjet e fundit të Ervis Martinajt, para se të zhdukej duke humbur gjurmët në muajin gusht të vitit 2022. I shumëkërkuari i cili njihet ndryshe si ‘mbreti i lojërave të fatit’ në pamjet e publikuara nga JOQ shihet teksa ngjitet në ashensor me një qese ushqimesh në dorë në një pallat ku banonte e dashura e tij prej 7 vitesh.

Më pas pamjet e regjistruara në 7 grusht 2022 tregojnë momentin kur Ervis Martinaj largohet me mjetin e tij të blinduar tip ‘Benz’ që u gjet i braktisur në shtator të të njëjtit vit në një karburant në rrugën Durrës-Kukës.

Që pas zhdukjes së tij në 9 gusht të vitit 2022, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e biznesmenit i cili rezulton i përfshirë në disa prej ngjarjeve kriminale më të bujshme në Shqipëri. Lajme të ndryshme qarkullojnë për fatin e Martinajt por asnjë nuk është konfirmuar.

Që prej periudhës kur Martinaj u zhduk, policia ka kryer disa kontrolle në pronat e tij, por pa mundur të gjejë prova që konfirmojnë pista lidhur me zhdukjen e biznesmenit. Ministri Taulant Balla i pyetur për këtë çështje, ka deklaruar më herët se policia ka shumë informacion por kërkoi kohë për dokumentimin. 

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roja: 11/01/2024 06:52

    Po ky palla vrau gjysmen e kriminelave te vendit e del xhiro pa roje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?