Publikohen pamjet e megaoperacionit të përbashkët antidrogë mes autoriteteve italiane dhe shqiptare, ku janë lëshuar 52 urdhër-arreste, mes tyre edhe Ervis Doçi, i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojës, një avokat, si edhe Ligor Çombashi, administratori i një kompanisë së udhëtimeve në Fier.
Në 11:30, do të mbajë një konferencë për mediat kreu i SPAK, Altin Dumani, kryeprokurori i Barit si dhe Drejtori i Antimafias italiane për të dhënë detaje lidhur me operacionin.
Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Mësohet se grupi kriminal e sillte kokainën nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Nga aty shpërndahej në qytete të tjera të Italisë, por edhe shtete të tjera të BE.
Droga e presuar kishte logo të ndryshme, përfshirë atë të Audi, Paris dhe Leon. Këto emërtime janë sipas devijacioneve të ndryshme nga ku do të shkonte në destinacion. Ndërkohë, lënda narkotike heroinë dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin në det përmes trageteve. E njëjta rrugë përdorej nga autobusët për sjelljen e sasive të mëdha të parave në Shqipëri.
Nga kontrollet, përveç lëndës narkotike dhe topave me para, janë gjetur lista ku shënoheshin shumat a parave dhe të shpërndarjes së drogës. Grupi kriminal i goditur i shqiptarëve i kishte rolet e ndara, sipas funksioneve që kryenin, nga porositë tek ata që kalonin lëndën narkotike për në Itali.
Në përditësim...
Komente
