Politikë

Pamjet e reja/ Hedh akuza për sulm politik, ja momenti kur Bledjon Nallbati godet sërish shoferin e kamionit në sy të policisë

7 Maj, 09:49| Përditesimi: 7 Maj, 15:00

  • Share

Report TV ka siguruar pamje të tjera të episodit të dhunës së ndodhur mbrëmjen e 3 Majit, ku kandidati i Partisë Demokratike Bledjon Nallbati dhe i vëllai i tij dhunuan një shofer kamioni në Bilisht. 

Në pamjet e reja, shihet teksa kandidati i Berishës që pretendon se ishte një sulm politik, edhe pse me prezencë të policisë, ngjitet në shkallën e kamionit për të goditur sërish shoferin. Më pas, merr makinën dhe largohet. 

Për këtë ngjarje u arrestua vëllai i tij Alti Nallbati, por deputeti demokrat nuk u procedua ndonëse në video shihej që ishte më agresiv. Në videon e së shtunës shihej teksa ata ndalonin makinën para kamionit, zbresin nga automjeti, në fillim nis të debatojë Alti Nallbati dhe më pas përfshihet fizikisht edhe deputeti. 

Në një deklaratë për mediat të dielën, Nallbati pretendoi për një sulm politik. Këto akuza ai i vijoi edhe një ditë më parë nga Gjykata e Korçës, e cila e la të vëllain në masën “detyrim paraqitjeje“.  

Policia arrestoi 42 vjeçarin Alti Nallbati të dielën me akuzat për veprat penale "Dëmtime të tjera me dashje", "Prishja e qetësisë publike", dhe " Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit". Ndërsa Bledjon Nallbati, i njohur edhe për dhunë në Kuvend, ndonëse ‘protagonisti’ kryesor i këtij agresioni, nuk u procedua penalisht.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 07/05/2025 13:48

    Thjesht jashte nga kandidatura,dhe te pergjigjet para ligjit. Kokrra e injorantit,PD parti mesjetare…duhet patjeter te zhduket nga skena politike.Nuk ka mevoje Shqiperia per terroriste. Kur politika ben terrorr cfare presim nga populli?NJESOJ…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?