TIRANE-Report TV publikon pamjet e ngjarjes së rëndë pasditen e djeshme në qytetin e Beratit kur një punonjës i bashkisë humbi jetën aksidentalisht, pasi ra nga pema që po priste. Ka qenë ora 16:40 në vendin e quajtur “Ura e Goricës”, kur 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj banues në fshatin Kamçisht është ngjitur me shkallë për të prerë një pemë. Në momentin që pema ka rënë ka goditur shkallën, e cila ka përplasur punonjësin, që nuk ishte i lidhur me litar.
Rënia nga lartësia ka qenë fatale, pasi si pasojë e dëmtimeve të shumta ndërroi jetë në vend. Zona është e populluar dhe në atë moment të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qenë mjaft qytetarë që kanë vrapuar për t'i dhënë ndihmën e parë, por punëtori nuk arriti që të mbijetonte. Për ngjarjen është arrestuar inxhinieri i pyjeve Karafil Bregu 31 vjeç banues në lagjen 'Uznovë' Berat.
Ai akuzohet se nuk kishte marrë masat e mbrojtjes në punë për si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërrojë jetë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Ketu ne U.S.A.asnje nuk lejohet t'i prese pemet keshtu.Pemeve ketu kur I presin u afrohen me kova vinc(nuk e di si I quajne shqipot),si ato te zjarrfikesve,me sharra elektrike.Por dhe ato nuk jane 100% te sigurta ,para dy vjetesh kam qene deshmimtare gjate nje aksidenti kur po zbukuronin jashte me drita ne cati nje dyqan per Krishtlindje.Kova e vincit dhe kyci qe e lidhte me krahun e vincit u keputen dhe rane perdhe se bashku me personin qe po vinte dritat zbukuruese.Zoteria u plagos rende dhe erdhi ambulance ta merrte.
PërgjigjuS`na the gje Iris!! Ja pra edhe vinçat ne SHBA u rrezokan si ky i varfri nga pema!
Ne kete gjendje formati qe ishte Pema prerja e saj behet afer rrenjes , njeri e pret dhe 4 punones te tjere e kontrollojne rrezimin e pemes me anen e litareve, drejtuesi i ketij sektori ne bashki ka pergjegjesi se nuk duhet ta lejonte qe nje person i vetem te bente nje pune te tille
PërgjigjuMe kete qe ka ndodh duhet te jape dorheqje kryetari i bashkise e deri tek pergjegjesi me i thjeshte i ketij punonjsi te mjere qe per 28000 lek ne muaj humbi jeten,pa sigurim teknik dhe mjete punojne bashkite dhe institucionet shteterore e jo me privati,e mjer ne ku jetojme,behuni krenare o shqiptare se kemi plot gjera per te qene te tille
PërgjigjuQe eshte publikuar kane bere mire, se ta kuptojne njerzit se me jeten nuk luhet. Dhe Bashkia te marre masa per te mbrojtur jo vetem punonjesit e saj por edhe popullaten.
Përgjigjupergjegjesi shteterore se punonjesit e bashkise nuk trajnohen dhe pa masa mbrojtese ne pune pa siguracion jete e tjera e tjera. Mjafton te votosh e fillon pune te te zgjatet mjerimi.
PërgjigjuNgushëllime familjes
PërgjigjuPer mendimin tim jo cdo gje duhet publikuar sepse kjo nuk perben sensibilizim por vetem shkakton emocione te renda tek familjaret. Ngushellime familjes.
Përgjigju