Report Tv sjell pamjet ekskluzive të mbërritjes së vëllezërve Klement dhe Eldi Çala në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Vëllezërit u sollën në automjete të ndryshme, njëri në një furgon policie ndërsa tjetri nga makina e forcave "Shqiponja". Në operacion ka marrë pjesë edhe drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.
Dhjetëra efektivë u panë të zbresin nga automjetet e uniformave blu teksa shoqëruan për në drejtori vëllezërit Çala me armatime të rënda, në aksionin ku u përfshinë 300 forca policore
Lajmi kryesor:
Arrestohen në gjumë në një vilë luksoze në Qerret vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjet në Rinas (VIDEO-EKSKLUZIVE)
G.M.//ReportTv.al