Pamjet/ Rama njofton investimin elektro-energjetik me panele diellore në Lushnjë: Një gangrenë plehrash e shëruar, së shpejti park prodhimi energjie

13 Gusht, 08:14| Përditesimi: 13 Gusht, 12:49

  • Share

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme me një postim që kishte të bënte me investimin që po bëhet në zonën e Myzeqesë, për energjinë me panelet diellore, ose siç e quan dhe vetë ai “energji e gjelbërt”, një trend ekonomiko-energjetik që po bën “boom” në të gjithë botën.

Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video me pamje në Facebook, duke e shoqëruar me një pasazh mesazhi për transformimin e zonës së ish-fabrikës së tullave në Lushnjë. “Një gangrenë plehrash e shëruar, që së shpejti do jetë park prodhimi i energjisë diellore në sistemin tonë elektro-energjetik”, e cilëson kreu i ekzekutivit shqiptar.

Teksa në fund shton edhe faktin se po në atë fushë do të ketë edhe “një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në Facebook:

“MIRËMËNGJES

dhe me progresin mbresëlënës në transformimin e fushës së ish-fabrikës së tullave në Lushnje, ku një gangrenë plehrash e shëruar do të jetë së shpejti një park prodhimi energjie diellore që do të integrohet në sistemin tonë elektro-energjetik duke shtuar prodhimin e gjelbër, po edhe një hapësirë shlodhëse për qytetarët lushnjarë, ju uroj një ditë të bukur”.

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tuku: 13/08/2024 12:39

    Pune te mbare dhe me krahe te lehta per keto vepra me aq perfitim per te gjithe.

    Përgjigju
  • Dielli: 13/08/2024 12:38

    Te gjitha se shpejti do behen dhe kaluan 30 vjet

    Përgjigju
  • Bravo: 13/08/2024 10:47

    Si insineratori i sharres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?