Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një 34-vjeçar ka marrë me forcë në automjet një person tjetër dhe e ka dhunuar fizikisht. Autori është identifikuar si Luel Rabija (Pjetri).
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
“Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.” -thuhet në njoftimin e policisë.
Uniformat blu kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Luel Rabija (Pjetri).
“Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte."-vijon njoftimi i Policisë.
Automjeti i përdorur në ngjarje është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Komente

Ishalla nuk i has sharra në gozhdë se t'a prishin tehun
Përgjigju