Pamje të mahnitshme vijnë nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, të shpërndara nga kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë në këtë park.
Nën ujërat e Durrësit fshihen artefakte të ndryshme, që shpesh janë objektivi kryesor i zhytësve.
Nga Dyrrahu antik janë gjetur ndër vite fragmente amforash, mbetje anijesh të mbytura, objekte tregtare dhe urbane.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
Komente
