Kronikë

PAMJET ME DRON/ Flamuri kuqezi valëvitet mbi rrënojat e hotel 'Mira Mare' që mori jetën e balerinës dhe baristit

28 Nëntor 2019, 18:39| Përditesimi: 28 Nëntor 2019, 20:55

  • Share

Një nga zonat e tragjedisë së tërmetit në Durrës ishte edhe hoteli 'Mira Mare' në qytetin bregdetar nga rrënojat e së cilit u nxorën të pajetë dy trupa. Trupi i parë që u nxor ishte Eviola Broshka 28-vjeçe që banonte në Tiranë te zona e Astirit ku iu prish banesa, ndërsa punonte si balerinë në hotelin 'Mira Mare' në Durrës.

Ndërkohë që viktima e dytë që u nxor ishte Sotiraq Misha 41-vjeç, që punonte barist. Report Tv sjell pamjet nga lart ku ka qenë hoteli që tashmë është kthyer i gjithi në gërmadha nga tërmeti i fuqishëm 6.4 ballë që goditi vendin me epiqendër pikërisht në Durrës. 

Mbi rrënoja e hotelit në lagjen nr. 13 në zonën e plazhit është vendosur flamuri kuqezi që valëvitet në një ditë të shënuar si ajo e Pavarësisë, por në vend tragjik që shënon një nga momentet më të vështira të kombit.

Komento

Komente

  • Lui: 28/11/2019 23:08

    Ai flamur eshte thjeshte nje cope lecke me ngjyra dhe simbole. Por flamuri i vertete duhet te valevitet cdo dite e cdo ore e cdo minute kur ne jemi duke punuar, sherbyer dhe kontribuar per vendin tone. Pasi t’i kemi bere keto gjera mire, ndershmerisht dhe me sinqeritet, atehere ajo cope lecke merr kuptimin e identitetit tone. Pra eshte teper e thjeshte per tu kuptuar, por teper e veshtire te behet o njerez.. Mos abuzoni me te mirat qe na ka dhene natyra.. Jetoni ndershmerisht, punoni aq sa ju takon, dhe merrni ate qe ju takon.. Gezuar Festen e Flamurit..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?