Kronikë

PAMJET ME DRON/ Mbushi oborrin e shtëpisë me kanabis, në pranga kultivuesi në Kurbin

24 Gusht, 12:06| Përditesimi: 24 Gusht, 14:34

  • Share

LEZHË- Një 38-vjeçar është vënë në prangat e Policisë pasi kishte kultivuar 116 rrënjë kanabisi. Siç shihet edhe në këto pamje me dron, 38-vjeçari Anton Biba kishte kultivuar drogën rreth e rrotull oborrit të shtëpisë së tij në Kurbin.

Në momentin e finalizimit të operacionit ‘Koordinata’, policiët e kanë gjetur të riun teksa kujdesej për bimët e kanabisit dhe e kanë vënë në pranga.

“Kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Laç, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij”, informoi Policia.

Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni kritikat e Ramës ndaj vendimeve të gjyqtarëve?