Lajme të mira

PAMJET me dron nga rruga Ersekë-Leskovik! Shkurton distancat, zhvillon turizmin dhe zbulon natyrën magjepëse të juglindjes

29 Korrik, 10:50| Përditesimi: 29 Korrik, 11:01

  • Share

Jo vetëm ka shkurtuar distancat, por ka zbuluar edhe natyrën magjepëse të juglindjes së vendit, një nxitje për eksplorim të mëtejshëm, atraksion dhe turizëm.

Bëhet fjalë për rrugën e re Ersekë-Leskovik, e sapondërtuar, një investim që i shërben jo vetëm qytetarëve dhe udhëtarëve, por edhe biznesit lokal dhe zhvillimit të turizmit.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet me dron nga kjo rrugë ditën e sotme, në postimin e radhës në llogarinë e tij personale në rrjetin social Facebook.

“Rruga e re Ersekë-Leskovik, jo vetëm një investim që shkurton distancat, por një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone, që nxit turizmin, zhvillon sipërmarrjen lokale, ruan traditën e motivon të rinjtë të mos emigrojnë por të investojnë në vendlindjet e tyre”, shkruan kreu i qeverisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?