Pamjet me dron, Tirana e ‘dorëzuar’ mes trafikut, kaos ditët e festave

30 Dhjetor 2020, 12:06| Përditesimi: 30 Dhjetor 2020, 15:29

  • Share

Lëvizjet me makinë ditët e fundvitit në Tiranë për shumë banorë e drejtues mjetesh janë kthyer në mankth. Të dalësh apo hysh në kryeqytet prej të hënës është kthyer në një sfidë teksa endesh si në një labirint. Durimit i vjen fundi kur duhen  30 minuta deri në një orë për të përshkruar nga 1 deri në 5 km me makinë.

ReportTv sjell pamje me dron nga disa prej akseve në Tiranë ku fluksi më i madh shfaqet në rrethrrotulimin e ish Sheshit ‚Shqiponja‘ aty ku njëkohësisht kryhen edhe punime. 

Aksi dytësor i rrugës industriale që lidh Tiranën me tregjet, ku fluksi i blerjeve në fundvit është shtuar ka edhe trafikun më të rënduar. Janë këto pamjet ku mjetet qëndrojnë edhe të fikura në pritje të lëvizjes nga 5 metra cdo 10 minuta.

Gjatë ditës e pasdites trafiku bëhet edhe më i rënduar përgjatë Rrugës së Elbasanit, 21 Dhjetorit, pallati me shigjeta për dalje drejt kombinatit dhe ish stacioni i trenit.

Policia rrugore përballë kësaj situate duket thuajse e dorëzuar, ndërsa sipas tyre shkak është fluksi i shtuar, problemet me sinjalistikën përfshi edhe semaforët që në shumicën e rasteve përplasen mes tyre.

1609326236_trafik1.jpg

Pamje me dron nga trafiku në Tiranë

1609326183_trafiktirane.jpg

Pamje me dron nga trafiku në Tiranë

VIDEO / Lidhje direkte nga ish-sheshi 'Shqiponja'

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?