Të nisur nga Tirana drejt Korçës duke lënë pas Elbasanin dhe Librazhdin dhe duke shmangur gjarpërimet e tatëpjetës së Qafë-Thanës, përmes aksit të ri, Qukës-Qafë Plloçë, arrini në Korçë për rreth dy orë.
Prej datës 5 shtator më në fund është hapur dhe aksi i ri Qukës-Qafë Plloçë. Kjo rrugë në fakt shmang kalimin në Prrenjas, Qafë Thanë dhe në Pogradec, duke bërë kështu që Korça dhe Tirana tashmë të jenë më afër.
Një kryqëzim në fshatin Qukës, njofton se ku devijon qarkullimi për të hyrë në rrugën e re.10 kilometrat e parë të rrugës ecin përgjatë lumin Shkumbin.
Më pas rruga kalon përmes krahinës së Mokrës, në lartësinë mbi 1000 metra, në një krahinë me 47 fshatra dhe natyrë rrallë e vizituar më parë.
Vetëm në 7 kilometrat e para të rrugës Qukës-Qafë Plloçë mund të aksesosh një nga monumentet e kulturës, së kategorisë së parë, të ndërtuar në shekullin e XI, Urën e Golikut.
Aksi Qukës-Qafë Plloçë, ka lehtësuar jetesën e banorëve të zonës së Mokrës, të cilët tani e kanë më të thjeshtë saktësimin për në qytetin e Pogradecit për shërbime të ndryshme. Nëse me parë një banor i Mokrës drejt Pogradecit do t’i duhej rreth 2 orë, tani distanca është shkurtuar me rreth 20-40 min.
Gazetari: Sa shkurton kjo rrugë?
Banori: Gati gjysmë ore.
Gazetari: Po banorëve ia lehtëosn jetën?
Banori: Patjetër që po.
Banori: Pogradecin mund ta kemi larg gjysmë orëe. Me rrugën e vjetër rreth 2 orë, rruga e re na ka lehtësuar shumë për çdo gjë, për çdo të mirë e të keqe. Edhe një prodhim të zonës, mund të vijnë ta marrin këtu. Ishalla kthehen
Gazetari: Cilët fshatra ka lehtësuar kryesisht në Mokër.
Banori: Disa, Velçan, Slabinjë e shumë fshtra. E kemi pritur të ishte bërë 20 vjet para.
Përgjatë 43 kilometrave, rruga shpesh ndahet në 3 korsi aty ku terreni është më i thyer.
Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë, ka një gjatësi totale prej 43 km dhe i ka kushtuar shtetit shqiptar 260 milion euro. Aksi shtrihet në një trase të re, e cila është hapur enkas për këtë rrugë dhe ka disa vepra arkitekturore përgjatë tij. dy tenele me gjatësi në total 1.1 km dhe 4 ura të ndryshme, dy prej të cilave të varura.
Nuk do të mund të shmangni një ndalesë në lartësinë mbi fshatin Gështenjas, ky shfaqet kjo panoramë e liqenit të Ohrit dhe qytetit të Pogradecit.
Nëse mbërrimë në kilometrin e 40 të rrugës, i cili nga njëra anë të çon në Pogradec, në fshatin Gështenjas, vetëm 3 km larg qendrës së qytetit. Ndërsa, nëse vazhdoni rrugën drejt do të shkoni në aksin nacional Qafë Plloçë-Korçë.
3 km pas këtij kryqëzimi, përfundon aksi i ri me vlerë 260 milion euro, dhe vijimi drejt Korçës vijon në rrugën e vjetër, atë ekzistuese për të mbërritur në qytetin juglindor apo për të vijuar drejt pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Rruga e re lejon qarkullimin me një shpejtësi deri në 80 km/orë. Ky investim infrastrukturor pritet të lehtësojë trafikun në Pogradec, ngarkesën e Qafë Thanës, të shkurtojë kohën për të mbërritur në Kapshticë dhe do të nxisë turizmin në zonat malore të Mokrës.
Komente
