Punimet për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar po vijojnë me intensitet të lartë. Godina parashikohet që të jetë një vepër arkitektonike mbresëlënës në zemër të kryeqytetit dhe një ikonë e artit.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë edhe pamje nga kantieri i punimeve për ndërtimin e tij në rrjetin social Facebook, ditën e sotme.
“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan ai krah videos së postuar.
Puna nisi në fund të dhjetorit 2022, dhe ndërtesa e re do të ketë formën e një Fjongoje, konceptuar nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Mes kundërshtisë së qindra artistëve dhe aktivistëve, Teatri i ekzistues Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020.
Godina e re ishte premtuar të bëhej gati brenda vitit 2025, por pamjet e publikuara nga kryeministri, tregojnë se punimet janë larg përmbylljes.
Komente

TIRANA duhet te kete 5 teatro...dhe 20 kinema....kinemate i prishe.
Përgjigju