Rruga Qukës-Qafë Plloçë

Lajme të mira

Pamjet panoramike nga rruga Qukës-Qafë Plloçë dhe përballë saj liqeni magjepës i Pogradecit

27 Gusht, 08:09| Përditesimi: 27 Gusht, 09:09

  • Share

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr formë dhe jo vetëm. Pamja panoramike e saj pritet të tërheqë jo vetëm udhëtarët, por edhe turistët.

Segmenti në juglindje të vendit, që tashmë është drejt përfundimit dhe ka marrë një pamje krejtësisht të re, është bërë objekt edhe i vëmendjes së kryeministrit Edi Rama, i cili mëngjesin e sotëm ka ndarë një postim të radhës nga pamjet e rrugës, ku karshi saj shfaqet edhe liqeni magjepës i Pogradecit.

“Mirëmëngjes! Dhe me një prej pamjeve panoramike të rrugës Qukës-Qafë Plloçë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai shkurtimisht në rrjetin social Facebook, duke e shoqëruar edhe me një ‘buqetë’ fotosh.

 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?