Pamjet/ Seanca e Fredi Belerit, ja si presin gazetarët grekë vendimin para Gjykatës së Fierit

2 Shtator, 10:44| Përditesimi: 2 Shtator, 19:42

  • Share

Teksa në ambientet e brendshme të Gjykatës së Fierit po zhvillohet seanca deçizive për fatin e dënimit të mbetur të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, jashtë presin jo vetëm mediat shqiptare të interesuara rreth raportimit të çështjes në fjalë, por edhe ato të vendit fqinj, Greqisë.

Këto janë pamjet se si një ekip gazetarësh grekë të televizionit ERT presin para godinës vendimin që do marrë trupa gjykuese, pasi të dëgjojë konkluzionet e palës mbrojtëse, që kërkon lirimin e parakohshëm me kusht të Belerit, për dënimin e mbetur.

Të grupuar rreth një kamera me stativ dhe me sytë nga Gjykata, gazetarët duken të interesuar dhe të vëmendshëm, në pritje të sinjalizimeve për informacion nga brenda prej avokatit të ish-kryebashkiakut minoritar.

Dy seancat e para janë shtyrë për arsye të ndryshme. Beleri është dënuar me 2 vite burgim për korrupsion zgjedhor nga Apeli i GJKKO me formë të prerë, gjë që bëri të humbte dhe mandatin. Ai u arrestua më 12 Maj 2023 dhe i kanë mbetur pak javë izolim.


Lajmi kryesor:

U dënua për blerje votash, Fredi Beleri lirohet me kusht, i kishin mbetur edhe 6 javë burg! Militantët në Himarë e presin me flakadanë (VIDEO)


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?