Diga Arbaat në Sudan u shemb pas shirave të dendur në lindje të vendit, në shtetin që ndodhet pranë detit të Kuq, duke përmbytur me ujë qindra shtëpi.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e vendit. Një zyrtar lokal tha se besonte se kishte të paktën 60 të vdekur dhe mbi 100 të zhdukur, shkruan sot (26 Gusht) “La Repubblica”.
Agjencia sudaneze e lajmeve “Medameek” raportoi se shumë fshatarë u ngjitën në majat e kodrave për të shpëtuar nga vërshimi i furishëm iuji.
Ministria raporton se burimet janë dërguar në zonë për të ndihmuar të bllokuarit dhe ndjekur operacionin e kërkim-shpëtimit.