PAMJET/ Si e ka shndërruar koronavirusi qendrën spitalore më të madhe në Shqipëri

8 Prill 2020, 16:14| Përditesimi: 8 Prill 2020, 16:16

  • Share

Qendra më e madhe spitalore në Shqipëri, prej një muaji të gjithë vëmendjen e ka përqendruar tek beteja kundër COVID-19. Spitali i infektivit është kthyer në pikën kryesore të QSUT për trajtimin e pacientëve me koronavirus. Për shkak të situatës së covid-19, në QSUT funksionojnë vetëm urgjencat dhe konsultat në shërbimin onkologjik, kjo për shkak të vet natyrës që kjo sëmundje paraqet.

Urgjencat kirurgjikale janë transferuar tek Spitali Universitar i Traumës dhe cdo ndërhyrje kirurgjikale e planifikuar është anuluar. Në urgjencën e sëmundjeve të brendshme janë ngritur dy çadra triazhi për kontrollin paraprak të pacientëve. Urgjenca pediatrike vijon punën për cdo fëmijë që paraqet probleme shëndetësore, si dhe është krijua një pavion i izoluar për trajtimin e fëmijëve me covid-19.

Në Klinikën Stomatologjike Universitare trajtohen të gjitha urgjencat dentare, për qytetarët që e kanë të nevojshme në këtë periudhë. Ajo cka shihet në të gjithë territorin e QSUT janë mjekët me maska, doreza e veshje të "blinduara" për të mos u infektuar nga COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?