Përplasja mes Spallettit, Leaos dhe Maldinit

PAMJET/ Spalletti sulmon Leaon, Maldini mbron sulmuesin: Çfarë ke, do më shumë se kaq?

3 Prill 2023, 10:36| Përditesimi: 3 Prill 2023, 10:37

  • Share

Milan fitoi të diel 0-4 me Napolin në "Diego Armando Maradona". Për javën e 28-të në Serie A, kuqezinjtë morën tri pikë kundër kryesuesve vendas, teksa në fund nuk kanë munguar përplasjet. Trajneri i Napolit, Luciano Spalletti është kapur me sulmuesin e miqve, Leao. Kaq ka mjatuar që edhe Maldini të përfshihej në debat, duke i thënë disa fjalë trajnerit vendas.

“Po i kërkoja llogari arbitrit për kartonin e verdhë të Lobotkës, Maldini eci pranë duke tundur krahët sikur të thoshte “gjithmonë po ankohesh”. Nëse dikush protestonte ishin ata, ashtu si vitin e shkuar. Nuk më pëlqeu fakti që ai foli për mua teksa po debatoja me arbitrin, megjithatë gjithçka është në rregull për mua. Në fund të fundit është Paolo Maldini, këto gjëra janë të shëmtuara”, tha Spalletti.

Në disa pamje të shfaqura nga DAZN, duket se Maldini dëgjohet duke i thënë Spallettit: “Mister, jeni nervoz, por e fituat kampionatin, çfarë doni më?”. Më pas ka qenë Leao që ka tërhequr Maldinin për të sjellë qetësinë në dhomat e zhveshjes.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?