KUKËS- Një automjet me targa të Shkupit të Maqedonisë së Veriut, ka rrezikuar jetën e shumë drejtuesve të tjerë që lëvizin në rrugën e Kombit. Automjeti është filmuar nga qytetarët teksa lëviz me shpejtësi në kah të kundërt të rrugës në afërsi të tunelit të Kalimashit.
Dyshohet se kjo manovër e rrezikshme, e cila mund të sillte pasoja për jetën, të ketë ardhur për shkak të ndonjë gabimi gjatë udhëtimit dhe mos-koordinimit me sinjalistikën rrugore.
Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit po kryhen punime, të cilat mund të kenë ngatërruar drejtuesin e mjetit që me gjasë udhëtonte për herë të parë në këtë autostradë.
Cfar ka Afganistani me shume se ne??
PërgjigjuTy... :)