Izraeli nuk po gjen dot paqe as jashtë në luftën e nisur prej 7 tetorit të kaluar me Hamasin dhe as brenda, nga faktori politik opozitar, por edhe protestat e vazhdueshme të familjarëve të pengjeve të asaj ngjarjeje tragjike. Prej disa ditësh po zhvillohen protesta të shkaktuara si reagim dhe indinjatë nga vrasja e gjashtë pengjeve izraelitë në duart e Hamasit.
Kjo solli dhjetëra mijëra njerëz në rrugët e shtetit hebre (700 mijë sipas organizatorëve) dhe demonstratat rezultuan në përleshje të rënda me arrestime dhe plagosje, raporton “La Repubblica”.
Në pamjet e shpërndara nga mediat dhe rrjetet sociale, dallohej përplasja me forcat e rendit dhe aktet e dhunës në rrugë, në përleshje të dhunshme mes palëve. Autostrada Ayalon e Tel Avivit u pastrua nga protestuesit pasi u bllokua për rreth tre orë nga tubuesit. Disa protestues hodhën objekte në rrugë, ndezën zjarre dhe hodhën fishekzjarre në ajër.
Si kundërpërgjigje, policia thuhet se hodhi të paktën katër granata trullosëse, duke plagosur lehtë disa persona, përfshirë edhe deputeten demokrate Naama Lazimi. Protesta më pas u ndërpre dje (2 Shtator), pas ndalimit të vendosur nga Gjykata e Punës izraelite. Mediat raportojnë edhe për dhjetëra të arrestuar.
Lajmi kryesor:
Lufta në Gaza/ Biden: Netanyahu nuk po bën sa duhet për të arritur marrëveshjen për lirimin e pengjeve
A.Q//ReportTv.al