Gara në bllok për të parandaluar ngrohjen globale ka drejtuar shkencëtarët e inxhinierisë elektrike dhe investitorët drejt energjive të rinovueshme apo të gjelbërta prej më shumë se një dekade.
Dhe trendi më i ri janë panelet diellore, që po marrin një ‘boom’ pas parqeve eolike. Ditë më parë kryeministri Edi Rama postoi një video në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook nga fusha e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë, që po kthehet në investim strategjik për prodhim energjie të gjelbërt me panele diellore dhe që do rrisë cilësinë dhe sasinë e furnizimit apo qëllime tregtare të shtetit.
Kurse sot ai ka postuar një tjetër video nga një tjetër ‘plantacion të mbjellë’ me panele diellore dhe në proces. Rama e quan “një tjetër investim në seri me të tillë në buqetën e re të energjisë së gjelbërt” dhe që i shtohet “sovranitetit energjik të vendit”, "për të përmbushur një objektiv strategjik”.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjetik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030???????? eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”.
Sa lekë i more për licensën dhe lejen, o mbret.
Përgjigjunuk e di ne eshte e vertete, por thuhet seketa panele kane fuqi te madhe ne terheqjen e rrezatimit te diellit. ka lidhje ky fakt me vapen 3 mujore prej 40 gradesh?
PërgjigjuBravo, Shqiperia 2030. Po nje pyetje, keta parqet e medha jan ne treg te lir dhe shesin ne burse. Energjine e shesin jasht, nuk e blen Keshi. Ku esht sovraniteti Energjitik?
Përgjigju