Foto e studentëve teksa falen

Pamjet virale që ngjallën zemërim në Britani! Tetë studentë falen jashtë shkollës në të ftohtë pasi nuk u lejuan brenda! Akademia: Kërkojmë ndjesë të sinqertë (VIDEO)

4 Dhjetor 2021, 19:31| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 19:47

  • Share

Pamjet e publikuara në median britanike Daily Mail po bëjnë xhiron e rrjetit. Tetë djem të një akademie në Oldham shihen teksa kryejnë faljen e së premtes jashtë ambienteve të shkollës.

Sipas britanikes Daily Mail pamjet e publikuara ngjallën zemërim pasi pretendohet nga komuniteti mysliman se ata janë përzënë nga klasa nga një mësues.

1638642906_falja.jpg

Studentët teksa kryejnë faljen

Pasi kryejnë faljen e namazit, ata marrin çantat dhe futen sërish në mësim. Shkolla ka kërkuar falje në lidhje me rastin pasi studentët nuk u lejuan të faleshin brenda në shkollë por jashtë në të ftohtë.

"Kërkojmë falje të sinqertë. Jemi krenarë për diversitetin tonë dhe kurrë nuk do t'i ndalojmë studentët të luten ose t'u kërkojmë atyre të luten jashtë."-tha një zëdhënës i akademisë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?