TIRANË- Partia Demokratike ka mësuar nga gabimet e sëshkuarës dhe për këtë arsye nuk ka ndërmend ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Kështu shprehet deputetja demokrate Oriola Pampuri në Report Tv. Në ‘studio Live’ me Arbër Hitaj, deputetja tha se nuk mund të bojkotojnë këto nisma të rëndësishme, pasi historia ka treguar që kur nuk merr pjesë nuk respektohesh nga ‘kundërshtarët’. Pampuri thekson se nuk ka ndërmend t’i bashkohet Komisionit të Rithemelimit, pasi Partia Demokratike nuk e ka luksin t’i dalë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleatit më të madh të vendit tonë. Pampuri hodhi poshtë pretendimet e Sali Berishës se SHBA i ka bërë presion deputetëvë për të mos marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit. Sipas saj, nuk kanë pasur asnjë presion nga ambasadorja Yuri Kim për të mos mos shkuar.
“Të tilla nisma të rëndësishme nuk mund ti bojkotojmë. Unë dhe kolegët e mi nuk bojkotojmë se e pamë që nuk respektohesh nëse bojkoton. Çështje që eshët diskutuar, nuk mund të ketë bojkot. Nisi me largimin nga reforma territoriale, një hap tejet i gabuar, tek lista e 2017, listë skandaloze, kush ishin? Mosmarrja pjesë në zgjedhjet e 2019. Unë jam në PD, nuk kam dalë nga PD dhe skam ndërmend të shkoj në asnjë lloj force politike. Nuk më mban njeri peng. Fare. Qëndrimi është të jem në një linjë me SHBA. Kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj, pas 32 vitesh nuk mund të ecim kundër linjës”, tha Pampuri.
Pampuri ka komentuar edhe akuzat e anëtarit të ‘Rithemelimit’, i cili akuzoi Lulzim Bashën se ka nënshkruar një marrëveshje me Edi Ramën për të shkatërruar PD-në e për të lënë në pushtet PS-në. Pampupri thotë se është absurde të akuzosh një gjë të tillë kur nuk ke prova dhe fakte.
“Sesa ulet njëri apo tjetri, përsa kohë nuk nxirren fakte se kush ka bashkëpunime me Ramën dhe Veliaj, tjerër janë boshe. Të dalin me fakte. Basha ka qenë duke udhëtuar, po ç’janë këto. Si mund të dalësh e të thuash një gjë pa e vërtetuar. Si mund të dalësh e të thuash që ka një marrëveshje. Ku është takimi? A ka një foto?”, u shpreh deputetja në Report TV.
Ndalur në garën e 22 majit për kreun e ri të PD-së, Pampuri tha se nuk ka asnjë garë të hapur përsa kohë që kandidon edhe Sali Berisha.
"Personash që ka një periudhë të gjatë politike. Ka ardhur koha që të ketë një garë më të hapur, që duke patur edhe këtë problemin, momentin që Berisha ka dalë ‘non grata’ jam ndjerë keq, e kemi botuar mbështetur. Jam ndjerë mirë kur deklaroi që këtë situatë do e merrte vetë pa përfshirë PD-në", vijoi ajo.
Të njëjtin mendim ndan edhe analisti Namir Lapardhaja, i cili thotë se Berisha nuk ka asnjë rival, por po i përdor demokratët siç ka bërë për 30 vite. Por gazetari Bledian Koka thotë se gara është e hapur për këdo që ka ambicie për të drejtuar partinë.
“Berisha s’ka rivalë. Por nuk mund të shmangim arsyet si erdhëm në këtë pikë. Berisha nuk mund të përdoret, por i përdor ata siç i ka përdorur për 30 vite. Berisha nuk ka rivalë sepse atë lloj fryme ka përçuar dhe ka përqark ata njerëz që nuk e rivalizojnë. Ikja e Bashës dhe Berishës do hapte rrugë dhe do shërbente si frymëmarrje për PD”, tha Lapardhaja.
“Gara është e hapur. Nëse askush nuk e ndien që është më i fortë se Berisha nuk i themi dot atij zhbëhu se të tjerët tremben nga prezenca dhe gara me të. Kjo është e tepërt. Berisha është i detyruar të marrë përsipër atë që u ka premtuar demokratëve, reformimin”, tha gazetari Koka.