Panairi i 16-të, rikthehet festa e ëmbëlsirave në Maliq! Ekspozohen mjalti dhe prodhimet bio të zonës

28 Shtator 2023, 15:44| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 15:55

  • Share

Tradita, ëmbëlsirat, mjalti, produktet bujqësore dhe blegtorale të zonës u bënë bashkë në edicionin e 16-të të Festës së Ëmbëlsirave në Maliq, të Korçës.

Në formën e panairit, gratë amvisa të zonës së Maliqit prezantuan produktet e larmishme të përgatitura vetë në kushtet e shtëpisë, ku krahas ëmbëlsirave u ekspozuan edhe prodhimet tradicionale bio të zonës.

Sinkron “Në festën e ëmbëlsirave, kemi sjellë pengjir, kompeka, kek me mollë, kek me lajthi, kadaif, kemi sjellë petulla, revaninë apo edhe kulaçin dhe nga të gjitha llojet që përdor zona jonë nga të gjitha llojet që përdor zona jonë, të sjella te gatuara nga zonjat e Maliqit”, thotë një amvisë.

“Kemi të gjithë produket bio të zonës së Gorës.Kryesisht nga blegtoria kemi mish qingji, djathë dhie, gjizë. Nga perimet kemi të gjithë llojët. Kemi sjellë fasule pllaqi, tavë me fasule pllaqi, lakrorë. Por kemi sjellë dhe raki thane, raki kumbulle që janë produkte bio, origjinale të zonës tonë të prodhuara vetë”, thotë një fermer.

Vitit të 16-të të festës nuk i munguan dhe petaniku, kulaci i njohur i traditës vendase apo edhe ekspozimi i zahireve të dimrit.

Sinkrone amvisë “Sot jemi mbledhur për festën e ëmbëlsirave. Ka 16 vjet që bëhet ky panair për ëmbëlsirat dhe blegtorinë. Amvisat sjellin nga gatimet e tyre si petulla të fshira, trileçe apo bakllava. Bletërritësit kanë sjellë mjaltin etj”.

Mbështetur nga Bashkia e Maliqit, në “Festën e ëmbëlsirave” këtë vit u bë pjesë dhe grupi i filarmonisë të Korinthit-Greqi dhe Pallatit të Kulturës “Dhimitër Orgocka Maliq” .

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?