Panairi i Librit, Konomi: Kultura duhet të sponsorizohet nga shteti! Çmimet e librave në Shqipëri shumë të larta në krahasim me pagat

16 Nëntor 2023, 16:36| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 18:32

  • Share

 

Një nga penat që sjell çdo vit libra për lexuesit shqiptarë, Ilir Konomi shprehet se një nga arsyet e uljes së numri të lexuesve janë çmimet e librave, të cilat në Shqipëri janë shumë më të larta se në Amerikë. Ndërsa thekson domosdoshmërinë e sponsorizimit të shkrimtarëve nga ana e shtetit.

“Është e vërtetë, bëj krahasimin me çmimet e librave në Amerikë me çmimet e librave këtu. Në krahasim me pagat e njerëzve janë goxha shtrenjtë. Një libër ta blesh me 15-20 euro për një shqiptar me një pagë mesatare është shumë më shtrenjtë, se sa ta blesh në Amerikë, ku një libër i tillë që kushton 20 euro këtu do të bënte 80 euro dhe nuk besoj se ka amerikan që blen një libër 80 euro. Duhet një lloj sponsorizimi për librin nga qeveria apo dikush tjetër”, tha Ikonomi

“Po ka shumë nevojë për sponsorizime. Kultura duhet të sponsorizohet nga shteti. Në perëndim mund të mos jetë ky rast por në Shqipëri mendoj se është e mundur dhe duhet të bëhet, vetëm se këtu ka një problem se nëse Ministria e Kulturës apo shteti sponsorizon libra duhet të ketë një paanshmëri në përzgjedhjen e autorëve.”-u shpreh ai. 

Në panairin e 26-të të librit me 95 ekspozues, gazetari dhe shkrimtari Ilir Konomi vjen me një autobiografi të Fan Nolit.

“Ky është vëllimi i parë i një serie prej tre vëllimesh i autobiografisë së Fan Nolit, kam vite që punoj për këtë libër. Është pak a shumë jeta e Nolit nga viti 1906-1920, kur ai shkoi në Ame4rikë kur ishte 24 vjeç, punoi aty dhe bëri disa gjëra më vlerë për shqiptarët.”-tha Ikonomi. 

 


Lajmi kryesor:

Panairi, besnikët e letërsisë përballë tkurrjes së lexuesve! Shkrimtarët: Nuk shpërblehemi për strapacimin tonë! Shitësit e librit fitojnë më shumë se autorët  


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?