Panairi i Librit ngre siparin, botuesit: Korridori i librit, mënyra më e mirë për në Europë (VIDEO)

13 Nëntor 2019, 16:31| Përditesimi: 13 Nëntor 2019, 17:00

  • Share

Shkrimtarë, botues edhe përkthyes çelën sot siparin e Panairit të Librit “Tirana 2019” në Pallatin e Kongreseve. Gjatë pesë ditëve rreth 100 botues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia edhe Mali i Zi do të jenë pranë lexuesit me 800 tituj të rinj të të gjithë zhanreve. Kryetari i Shoqatës së Botuese, Petrit Ymeri, e cilësoi librin, si korridorin më të shpejtë, që mund të përdorë Shqipëria për të hyrë në Bashkim Europian.

“Sot kemi një gëzim shumë të madh, që ne botuesit edhe njerëzit e kulturës e konsiderojmë një ngjarje të madhe, sikundër edhe është, sepse kemi Panairin e Librit. Kanë kaluar 22 vite nga edicioni parë i këtij panairi. Është një rrugë e gjatë edhe shumë pasiononte. Duhet që të themi se botuesit, shkrimtarët edhe përkthyesit kanë një meritë shumë të madhe, fillimi i viteve ’90 e gjeti Shqipërinë në një ambient monokluturor, por në sajë të punës së botuesve, Shqipëria është multikulturore. Lexuesit shqiptarë të të gjitha moshave njohin kulturat më të zhvilluara evropiane, ideologët, historianët nga vendet evropiane edhe nga e gjithë bota. Shqipëria falë kësaj pune e bën Shqipërinë një vendmultikturor, sikundër çdo vend tjetër i Eruopës. Kemi shumë probleme për të cilat duhet të punojmë më shumë së bashku. Korridori i librit është një korridor, që na çon në Europë. Kjo është rruga e vetme që ka Shqipëria edhe të rinjtë shqiptarë, të mbështesim librin që të ecim përpara”, shprehet Petrit Ymeri.

Edhe për ministren e Kulturës, libri është një fushë, që duhet dhënë një kontribut më i madh, sa i përket institucioneve. Kjo gjë, sipas saj, fillimisht ka nisur në bibliotekat e lagjeve.

“Libri nuk është një mall, por është një mik që lidh dy miq me njëri-tjetrin. Përpjekjet tona për ta kthyer si një mjet që na shërben në formimin e brezave të rinj, kjo na ka bërë ne të kemi në fokus edhe pasurimin e bibliotekave. Ka qenë një punë e vështirë, por kemi bërë disa hapa të mira, duke nisur me bibliotekat e lagjeve edhe me fakultetet”, shprehet ministrja e Kulturës, Elva Margariti.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Kosovës u bën apel institucioneve të dy vendeve, që të heqin barrierat sa i kërcet librit, sepse ngritja e taksave mbi librin, sipas tij do të thotë më pak lexues.

 “Nuk mund ta mohoj faktin se ne përballemi me probleme jo të vogla, pasi çështja e bibliotekave publike, si në Kosovë edhe në Shqipëri vazhdon që të jetë problem i madh. Për këtë gjë bashkëpunimi mes botuesve edhe institucioneve publike është i domosdoshëm. Mendoj se libri nuk është një produkt, që duhet ta kenë vetëm ata që kanë mundësi ta blejnë. Na është premtuar se problemet burokratike do të vijnë duke u hequr, por në fakt ka ndodhur e kundërta, sepse ne nga janari i këtij viti na është shtuar taksa që duhet paguar në kufij me 6 për qind. Kjo është barrierë e panevojshme”, shprehet Edon Zeneli.

Panairi i Librit “Tirana 2019” zgjatë deri në datë 17 nëntor në pallatin e Kongreseve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?