Kryeministri Edi Rama sjell zëra e turistëve në panairin e Madridit “Futur” ku Shqipëria u prezantua në një stendë të posaçme. Shumë e kanë vizituar dhe ua sugjerojnë të tjerëve për plazhet e bukura, ushqimin e mirë, qytetet historike por edhe jetën e natës në Tiranë. Të tjerë shprehen entuaziastë për ta vizituar Shqipërinë si destinacion të ri turistik për një eksperiencë unike.
Disa prej turistëve thanë se arsyeja pse dëshironin ta vizitonin Shqipërinë është për shkak të maleve e zonave arkeologjike.
“Shpresoj që udhëtimi im i ardhshëm të jetë në Shqipëri sepse sa më shumë shoh, aq më shumë dua të shkoj atje, sidomos te ato malet e saj të mrekullueshme”- u shpreh një turist.
“Do të udhëtoj për në Shqipëri këtë vetë”, do të shkoj atje vetëm për shkak të 2 gjërave shumë të rëndësishme, plazhet dhe zonat arkeologjike”- tha një tjetër turiste.
Dhe zarat e Edi Rames!
PërgjigjuHajdeni se do ju rrjepin loket kur te shkoni ne mal. Do u vjedhin se tru skane. Shkoni ne plazh du bohet lekura peta peta nga fekalet qe hedhin hotelet. Ne shqiperi pak kan ngelur me tru ne koke. Pjesa me e madhe jan mashtrusa, hileqare, oportunista e tru shplare.
Përgjigju