Panairi i makinave në Shqipëri, Rama: Nuk kemi pse trembemi nga një ëndërr tjetër, duam të sjellim garën e 'Formula 1' në vendin tonë

17 Qershor 2022, 20:26| Përditesimi: 17 Qershor 2022, 21:53

  • Share

“Nuk kemi pse trembemi nga një ëndërr tjetër...” Kështu tha kryeministri Edi Rama në edicionin e parë të panairit të makinave "Automative Fair" në Shqipëri duke thënë se do të vijojnë punën për autoparkun e Elbasanit që në të ardhmen të realizohet gara e Formula 1 në vendin tonë.

Rama tha se shpreson që ëndrra të bëhet realitet ndërsa e cilësoi panairin të vecantë dhe të parin e këtij lloji ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse, ndaj i ftoi të gjithë që së bashku me fëmijët të shkojnë për të kaluar disa orë ndryshe në Tiranë.

Është një panair i veçantë, i pari i këtij lloji në vendin tonë ku ekspozohen gjëra shumë tërheqëse. Gjithashtu gjen hapësirë një industri e cila po rritet dhe ne besojmë duam ta shtyjmë sa më shumë në të ardhmen e afërt në mënyrë që të krijojmë vende pune.

“Dua të ftoj të vijnë ta vizitojnë këtë hapësirë ku ka shumë mundësi për të kënaqur fëmijët, të gjithë fëmijët e të gjitha moshave dhe për të kaluar disa orë krejt ndryshe në një Tiranë që është gjithmonë e më e pasur me aktivitete dhe ky ka profil më të veçantë. Ndërsa do të vijojmë punën për autoparkun e Elbasanit, një sipërfaqe më të madhe se ajo ku zhvillohet panairi dhe shpresojmë që ëndrra për të parë një garë të Formula 1, natyrisht jo në të ardhmen e afërt, por në një të ardhme të arritshme na frymëzon dhe na jep besim që të shkojmë përpara.

Askujt nuk ia kishte prerë mendja se do të kishim një finale europiane në futboll dhe e patëm. Nuk kemi pse të trembemi nga një ëndërr tjetër si kjo e sjelljes së garave automobilistike në Shqipëri deri te Formula 1 në një postë që do të ketë të gjitha karakteristikat sepse është bërë në bashkëpunim të ngushtë me FIA, federata e cila mbulon Formula 1”, tha Rama.

Nga data 17-18-19 Qershor 2022, vjen panairi “Automotive Fair Albania” në Tiranë për të gjithë dashamirësit e aventurave në timon. Edicioni i parë i panairit të industrisë automotive në Shqipëri organizohet nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Automotive Fair Albania do t’i kushtojë vëmendje të veçantë mjeteve elektrike, si protagoniste kryesore të një zhvillimi ekologjik të qëndrueshëm.

Ora 20:54
Rama në 'hall', nuk e zë karrigia: Është e vogël për mua, bëjeni më të madhe

 

Kryeministri Edi Rama ndodhej në panairin e makinave në Tiranë ndërsa po shihte nga afër automjetet dhe karriget. Mes tyre kishte edhe për video-lojëra, por edhe për zyrë. Rama u tundua dhe nuk hezitoi të ulej në njërën prej tyre, por ishte shumë e vogël për të.

“Kjo është e vogël për mua. Bëjeni më të madhe”, tha Rama. Ndërsa menaxheri aty pranë i tha se ishte për pilotë, jo për zyrë ndaj ishte zgjedhje e gabuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qemal: 24/06/2022 16:00

    Po ti i harrove anijet kozmike ,tani do te sjellesh formula 1 . Ik bo çiçin

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 18/06/2022 07:30

    Hahahaha hahahaha ky tallet keq me sunitet barbare Hahahahaha,flet per satelit formula 1 dhe sunitet e besojne hahahaha

    Përgjigju
  • Qatifi: 17/06/2022 22:17

    Ëndërr të madhe paska

    Përgjigju
  • enveri: 17/06/2022 20:36

    Po satelitet i nise o mut muti...

    Përgjigju
    • Ramushi: 18/06/2022 00:17

      Jo akoma. Pres Salehun e teteme te shtypin butonin

    • A. N.: 17/06/2022 22:10

      Shkoi dhe ja dhuroi Zelenskit qe ta leshoje ai.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?