Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Athinë, foli për panairin e punës, i cili sipas tij është një dritare informacione për të gjitha ata që duan të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë shqiptare.
Ai theksoi se Shqipëria është zhvilluar, ndërsa shtoi se pagat po ashtu kanë ardhur në rritje.
Të gjitha ata që thonë se ekonomia e Shqipërisë është keq, në fakt o flasin keq qëllimisht, ose nga mungesa e informacionit behën përhapës të këtyre fjalëve. Ekonomia është zgjeruar dhe mundësi për të bërë biznes janë rritur, nuk janë ulur. Shqipëria kishte një PBB më pak se 10 miliardë, sot e ka 25 miliardë euro, dy herë e gjysmë më shumë. Kur morën detyrën të ardhurat për frymë ishin rreth 4000 mijë euro, sot i ka rreth 10 mijë euro. Kur ne morën detyrën, askush nuk kishte kurajën të mendonte, që sot paga mesatare në sektorin publik do shkon te 930 euro. Se sot paga mesatare për mësuesit do ishte 950 euro, dhe paga mesatare për mjekët do ishte ku e ku mbi 1000 euro. Ky panairi i parë do pasohet nga një panair i dytë në vjeshtë, do vijmë përsëri dhe do jemi këmbëngulës, sepse 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitohen në të njëjtat vende pune këtu në Greqi. Të gjithë sot ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri janë 200 mijë lekë, 300 mijë lekë të vjetra, mund të shohin në fakt se në sektorin e turizmit ka rritje. Në Shqipëri kemi një treg pune dhe sektorë, që janë konkurrues me të Greqisë, nuk ka paga minimale nën 1500 euro për sektorin e teknologjisë, nuk ka pagë nën 1200 euro për shoferë”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Panair Pune në Athinë, Rama: Paga më të mira në Shqipëri, në vjeshtë vijmë sërish! Së shpejti të barabartë, në BE krah Greqisë! S’e prekim pavarësinë e drejtësisë
SI.E./ReportTv.al