Politikë

VIDEO/ Panairi i Punës në Greqi, thyhet gota gjatë fjalës së Ramës! Kryeministri: Kështu do plasë syri i keq i kënetës edhe më 11 maj

2 Mars, 12:28| Përditesimi: 2 Mars, 15:11

  • Share

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Athinë, foli për panairin e punës, i cili sipas tij është një dritare informacione për të gjitha ata që duan të njihen me mundësitë që ofrojnë kompanitë shqiptare.

Pak pasi nisi të mbante fjalën para emigrantëve shqiptarë, një gotë qelqi u thye në sallë, dhe Rama e shfytëzoi këtë moment për të bërë humor. Rama tha se kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës edhe më 11 maj.

“Duket sikur Shqipëria ka vetëm lajme të këqija, Shqipëria punon dhe zhvillon e zgjeron ekonominë, bëhet më konkurruese. Unë dua të ju them se nëse i referohemi pasqyrës së realitetit ekonomik dhe social nuk ka asnjë krahasim me një dekadë më parë kur morëm këtë drejtim.

Ata që thonë që Shqipëria është më keq, ose flasin qëllimisht keq për punët në Shqipëri ose nga mungesa e in formacionit bëhen përhapës.

Ekonomia është zgjeruar dhe mundësitë për biznes janë shtuar. Paga mesatarë për mësuesit do të ishte 950 euro, ndërsa për mjekët do të ishte ku e ku mbi 1 mijë euro.

(Thyhet gota në sallë) Plasi syri i keq. Kështu do plasë edhe syri i keq i kënetës në 11 maj, po nuk kemi ardhur këtu për të bërë fushatë elektorale”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Panair Pune në Athinë, Rama: Paga më të mira në Shqipëri, në vjeshtë vijmë sërish! Së shpejti të barabartë, në BE krah Greqisë! S’e prekim pavarësinë e drejtësisë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?