Panairi i turizmit në Madrid/ Shqipëria destinacion turistik dhe në stendat e Argjentinës e Kilit! Rama: Po zbulohen dhe malet tona

27 Janar, 09:29| Përditesimi: 27 Janar, 10:26

  • Share

Shqipëria po kthehet në një atraksion të ri turistik jo vetëm për shtetasit që jetojnë në Europë por dhe përtej. Tregues ishin dhe stendat në panairin Ndërkombëtar të Turizmit “FITUR” në Madrid mbajtur më 24- 25 janar 2024. 

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij me Armidën e Elias, çiftin shqiptaro – libanez tregoi se Shqipëria po promovohej në stendat e Argjentinës dhe të Kilit.

"Ne ishim në panairin e turizmit në Madrid. Në stendat, në ato hapësirat e Argjentinës, të Kilit ishin fotografi të Beratit, Ksamili. Dhe operatorët e tyre në stendën e Argjentinës dhe të Kilit thoshin një nga destinacionet e reja është Shqipëria"

Jo vetëm kaq vëmendja tani është tek turizmi malor

"Nga ana tjetër u pa shumë qartë, sepse ne jemi të fiksuar deti, deti, plazhi plazhi, ndërkohë që malet e Shqipërisë janë një pjesë e jashtëzakonshme e pasurisë tonë. Kanë filluar të zbulohen e ka shumë njerëz që shkojnë atje, problem është se ne nuk kemi akoma nëpër ato zona, cilësinë, hotelet, infrastrukturat por dhe ato pak që janë, janë plot. Sa më shumë të bëhen aq më shumë do të duhen" tregoi Rama. 

Shqipëria e mbylli 2023 me 10.1 milionë turistë. 

Ora 10:16
Shqipëria vend i vështirë për të jetuar? Rama: Në cilin shtet nuk është? Kemi prirjen ta konsiderojmë normale

 

Çifti Shqiptaro libanez Elias Mazloum dhe Armida Alikaj të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë këtu ishin të ftuarit e parë në sezonin e tretë të podkastit të kryeministrit Edi Rama.

Pyetjes nëse do ta linin Shqipërinë për të shkuar të jetonin në një shtet tjetër?  Elias Mazloum iu përgjigj 'Jo'

“Shqipëria është e vështirë është sfiduese. Ne Akoma nuk e kemi blerë një shtëpi, gjyshërit e mi nuk më kanë lënë toka e gjëra por…?” tha Armida Alikaj.

“Shqipëria është e vështirë por cili vend nuk është i vështirë? – replikoi Rama - Ne kemi dhe prirjen çfarë është e vështirë e konsiderojmë normale. Por një gjë di të them që Shqipëria përveç të tjerave, për ne shqiptarët, të jep atë që nuk ka jep një vend tjetër, flas për pjesën e marrëdhënieve” tha më tej Rama

Më tej tregon dhe takimin me mjekë shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Gjermani janë të integruar mjaft mirë por I mungon Shqipëria

Elias Mazloum e përkufizon jetën këtu: “Shqipëria është Europë pa stresin e Europës”

Ora 10:05
'Franca parajsë e trishtueshme, Shqipëria ferr i gëzueshëm! Kisha harruar të qeshja' Rama kujton vizitën e babait të Tedi Papavramit

 

Çifti Shqiptaro libanez Elias Mazloum dhe Armida Alikaj të cilët kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë këtu ishin të ftuarit e parë në sezonin e tretë të podkastit të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë bisedës kryeministri kujtoi Robert Papavrami, babai i violinistit të njohur Tedi Papavrami që jeton në Francë dhe vizitoi Shqipërinë para disa vitesh.

“Kur erdhi këtu para disa vitesh tha U bëra disa ditë këtu që vetëm qesh. Kisha harruar të qeshja. Përfundimisht Franca është parajsë e trishtueshme, Shqipëria ferr i gëzueshëm”

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Denis: 28/01/2024 03:56

    Ne Shqiperi jeta nuk eshte e veshtire. Por e korruptuar. Ndaj edhe te korruptuarit hipokrit te Fatos Nanos, qe e solli nga parajsa e hakdutllikut freng te trishtueshem, i shembellehet i gezueshem ferri korruptiv qe gjeneron me degjenerimin e vet.

    Përgjigju
  • Besi: 27/01/2024 10:28

    ndiqni shembullin e resorreve te Turqise se nuk vjen turisti nga argjentina dhe kili apo Madridi me 80 eur o Edo duke patur egjeun perrallor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?