Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm dje (3 mars) në Panairin e Turizmit në Berlin, ku Shqipëria mbanë vendin e nderit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë disa foto nga panairi, ku u prezantua Shqiperia, ndërsa shkruan se vendi ynë shkëlqeu.
‘Dhe me fotoalbumin e një mbrëmjeje krenarie shqiptare në zemër të Gjermanisë, ku Shqipëria shkëlqeu si vendi i nderit në Panairin global të Turizmit në Berlin, ju uroj një ditë të mbarë', shkruan ai.
Panairi ka nisur në datën 4 mars dhe do të vijojë deri më 6 mars.
Komente
