Sociale

Panairi i veçantë i retrove në Fier, mes tyre motori i Luftës së Dytë Botërore (VIDEO)

21 Prill, 17:51| Përditesimi: 21 Prill, 20:17

  • Share

Mbi 30 automjete, prodhime të viteve 1930 deri në vitin 1994 u ekspozuan këtë të hënë në sheshin “Europa” në Fier. Panairi “Retro” vjen si një organizim për të gjithë të apasionuarit pas makinave të vjetra.

Njëri prej tyre është Ferman Bendaj, i cili prezantoi motorin e trashëguar nga babai i tij që prej Luftës së Dytë Botërore.

Vlera e motorit është e paçmueshme për të, pasi mbart një lidhje shpirtërore që kalon nga brezi në brez.

Në këtë organizim, një tjetër i apasionuar pas mjeteve retro, Arber Xhihani, i cili mori pjesë me një Benz R 129. Mjetet të tilla, thotë ai, kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.

Autokolona me mjetet të veçanta ngjalli kuriozitetin e shumë qytetarëve, të cilët shfrytëzuan mundësinë për t’i parë nga afër.

R.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?