Kultura
Drejt Punës

Panairi Kombëtar i Artizanatit në Kurbin/ Artizania për Report Tv: Do vijojmë ta ruajmë këtë traditë, e kemi të trashëguar

30 Shtator, 16:20| Përditesimi: 30 Shtator, 16:58

  • Share

Kurbini u kthye në qendër të artizanatit dhe traditës shqiptare, ku dhjetëra artizanë nga mbarë vendi u mblodhën në një atmosferë festive për Panairin e VI Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Kurbin.

Në sheshin kryesor të qytetit te Laçit u ekspozuan produkte të punuara me mjeshtëri, duke përfshirë veshje tradicionale, qilima, punime druri dhe shumë artikuj të tjerë artizanalë.

'Unë merrem me kostume popullore për meshkuj dhe me fustanella dhe mund të bëjë punime në grep dhe në shtizë, nga fillimi deri në fund, e kemi traditë nga gjyshet’, tha një artizane. 

‘Do vijojmë që ta ruajmë këtë traditë që e kemi të trashëguar', tha një tjetër. 

Panairi u ndoq nga dhjetra qytetarë të Kurbinit dhe zonave përreth, të cilët jo vetëm shijuan larminë e produkteve, por gjithashtu u argëtuan me programin artistik të shoqëruar me këngë, valle e muzikë tradicionale kurbinase dhe nga treva të tjera të vendit.

I kthyer ne tradite Panairi Kombëtar i artizanatit mbetet një pikëtakim i rëndësishëm për promovimin e trashëgimisë dhe vlerave artizanale shqiptare.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?