Panairi nis nesër, Kadare dhe Helena në studion e ‘Tasos’ në Pogradec! Artisti: Mbresëlënëse, folëm dhe për ‘Ikjen e Shtërgut’

15 Nëntor 2022, 17:27| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 17:29

  • Share

Ndërsa, ndajnë pak orë nga çelja e Panairit të Librit (16-20 nëntor) , shkrimtari Ismail Kadare udhëton drejt Pogradecit, bashkë me Helenën. Është miku i tij, piktori Anastas Kostandini (i njohur si “Taso”), që e bën të ditur lajmin në rrjetet sociale, shoqëruar me disa foto dhe një impresion të shkurtër, ku ndalet edhe te biseda për pikturën “Ikja e Shtërgut”

“Ishte mbresëlënëse sot, vizita e Kadaresë në studion e shtëpinë time! Së bashku këmbyem biseda të ngrohta e dashamirëse për Pogradecin dhe patjetër, Lasgushin. Nder dhe kënaqësi për familjen time prania miqësore e këtij shkrimtari gjenial, zonjës së tij Elena dhe mikes sime Alda Bardhyli. Në studio folëm edhe për tablonë time, ndërtuar mbi motivet e letërsisë së tij “Ikja e shtërgut, tablo të cilën e pëlqeu veçanërisht”, shkruan Kostandini.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?