5 ton kokainë, e cila ishte futur në një nëndetëse janë kapur nga roja bregdetare panameze, ndërsa janë arrestuar edhe katër shtetas kolumbianë.
Autoritete vendase nuk kanë bërë me dije se në cilin vend ishte planifikuar të kontrabandohej kokaina e fshehur në nëndetëse
Transportimi me nëndetëse i drogës është e zakonshme në Kolumbi dhe Panama.
Më 12 korrik të vitit 2029, Roja Bregdetare e SHBA bllokoi një nëndetëse që transportonte 17690 kg kokainë dhe 432 kg marjuanë me një kosto prej 453 milion paund
Nëndetësja që transportonte tonelata drogë, lëvizte me shpejtësi të madhe kur u diktua nga rojet bregdetare, të cilët pasi i bënë thirrje të ndalej, arritën të hipnin mbi të dhe të futeshin brenda ku dhe zbuluan ngarkesën e madhe me drogë.
Gjatë katër viteve të fundit, ka pasur një rritje të veprimtarisë së karteleve të drogës nga Amerika Qendrore dhe Jugore të cilë përdorin për transport këto llojë anijesh.
Anijet gjysmë nëndetëse janë relativisht të rralla. Ato janë të shtrenjta për t’u ndërtuar dhe kontrabandistët i strehojnë në thellësitë e xhunglës për të shmangur zbulimin.
Nëndetëset e drogës janë ndërtuar të tilla që në rast rreziku, të fundosen shpejt duke shkatërruar në këtë mënyrë provat.
Zbulimi dhe ndalimi i anijeve të drogës nuk është i lehtë.
Rojet bregdetare arrijnë të ndalojnë vetëm 11% të atyre që kalojnë Paqësorin lindor.