Panariti: Financat e shqiptarëve “në hava”, shitja e vendit më e rëndë se çështja e detit

2 Shtator 2020, 13:10| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 13:12

  • Share

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti përmes një postimi në Facebook shkruan se vendi po kalon në një falimentm ekonomik.

Sipas tij kjo ka shkaktuar dhe paralizën institucionale që ka përfshirë vendin prej kohësh.

Ndër të tjera Panariti shkruan se financat e Shqipërisë janë të shkëputura nga ekonomia e saj.

Sipas tij, të gjitha paratë e fituara nga tatimet dhe taksat e qytetarëve, para të fituara nga kreditë duke shtrydhur xhepat e qytetarëve janë një krim më i rëndë se shitja e detit.

Postimi i plotë në Facebook:

Paraliza e demokracisë dhe e institucioneve është arsyeja e falimentit ekonomik të vendit.
Sa më gjatë të vazhdojë kjo gjëndje aq më e pa shpresë situata.
Prandaj kërkohet sa më parë dhe sa më shpejt një ekuilibër dhe drejtim i ri.

Një ekuilibër që të rikthejë besimin e shkatërruar dhe sigurinë juridike si garanci e investimeve dhe e sipërmarrjes.

Tashmë, financat e Shqipërisë janë të shkëputura nga ekonomia e saj!
Paratë nuk vijnë më kryesisht nga prodhimtaria dhe shërbimet.
Sepse ekonomia është në rënie të lirë.
Bizneseve në rrënim e sipër edhe pse të shtrënguara si asnjëherë më parë me taksa dhe tatime, me çmime të larta tarifash shërbimi, me gjoba dhe pagesa shtypëse mbi popullatën, përsëri nuk ka se çfarë tu shtrydhësh më shumë se kaq nga varfëria dhe falimenti.
Pyetja që shtrohet është: Po nga dalin dhe si lëvizin këto para?

Këto para janë borxhe dhe kredi që merren për të mbushur gropat e abuzimit dhe shlyer detyrimet e vjetra me ato të reja, sipas parimit "pas meje le të bëhet qameti" .
Në fakt kjo është "shitja" në heshtje e vëndit dhe e sovranitetit të tij, që është edhe më e rëndë se falja e detit.
Sepse ato para do të paguhen patjetër duke e nxjerrë në ankand vëndin , pasi qartazi nuk jemi në gjendje për ti shlyer ato.
Pra financat tona janë para "në hava" dhe që fryjnë vetëm flluskën e deficitit duke na shtrënguar lakun përditë dhe më shumë.
Ndër të tjera këto para janë edhe para të zeza trafiqesh dhe kontrabande, të cilat "zbardhen" nëpërmjet financimit të sektorëve si ai i ndërtimit etj.
Ku në harkun e tre viteve u zbardhën plot 1,6 miliard euro..
Këto krijojnë idenë e një prosperiteti fiktiv, të kështjellave në rërë, fare pa perspektivë dhe të ardhme .

Por flluska nuk mund të fryhet pa fund!
Sepse përndryshe ajo ka vetëm një fat... Plasje...
Opozita duhet të bëjë çmos ta ndalë, fryrjen e mëtejshme dhe të shmangë katastrofën.
E më pas të rishikojë në themel të gjithë piramidën financiare që ajo të mos të na zërë përfund.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?